Raportohet se janë arrestuar 4 persona për aferën e inceneratorit të Tiranës. Mes atyre që spak ka kërkuar burgosjen është Taulant Tushe, Namik Simixhi, ndërsa Alqi Bllako aktualisht ndodhet në qeli si dhe ish ministri Lefter Koka.
Po ashtu mandat arresti ka për biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri. Mandat arresti rezulton se ka edhe për 2 biznesmenë të përfshirë në këtë aferë. Ky hetim u ndoq nga prokurori Dritan Prençi. Masat e sigurisë janë konfirmuar nga gjyqtare Irena Gjoka.
Arreste
Lefter Koka, Alqi Bllakon në burg, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton kërkim, Erjon Muratajn, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj, arrestuar.
Arrest shtëpie
Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.
Arben Ahmetaj ish zv.kryeministri vazhdon të jetë në kërkim si pjesë e aferës me inceneratorin e Elbasnit dhe Fier të ndërlidhur me atë të Tiranës.



