Një situatë e pazakontë është krijuar në Kamëz.
Qytetarët në shenjë proteste kanë bllokuar nisjen e autobusëve të linjës Kamëz-Tiranë.
Mësohet se shkak është bërë vonesa në shpërndarjen e aboneve të kësaj linje.
Sipas dëshmive, qytetarët janë njoftuar se abonetë do të shpërndaheshin sot dhe pas një pritje prej gati tre orësh, janë njoftuar se blerja e tyre do të bëhet nesër.



