Kadilli denoncon: Jamarbër Malltezi ka marrë leje ndertimi për kullat edhe në zonën e ‘Ali Demit’

Fatbardh Kadilli, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, në një intervistë për Report Tv, për emisionin ‘Studio Live’, deklaroi se Jamarbër Malltezi ka marrë leje ndërtimi edhe në ‘Ali Dem’ në kompleksin ‘Magalem’. Për gazetarin Arbër Hitaj, Kadilli tha se opozita vepron me dy standarde, pasi nga njëra anë thotë se janë në diktaturë, por nga ana tjetër, marrin leje ndërtimi për kullat.

‘Thonë që jemi në diktaturë, por kanë marrë 19 kulla te kompleksi ‘Partizani’. Malltezi dhe biznesmeni Bektashi, kanë marrë leje ndërtimi për pallate edhe në “Ali Dem” në kompleksin Magalem. Në diktaturë nuk të japin leje ndërtimi! Kjo është qesharake, shqiptarët nuk janë idiotë. Kur humbet zgjedhjet flamurtari, thotë u shitën votat. Është aksioner në minorancë i biznesit të politikës.’- u shpreh Kadilli.

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi është i arrestuar nga SPAK dhe GJKKO ka caktuar ndaj tij masën ‘arrest me burg’, pasi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash” për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, në kohën kur kryeministër ishte Berisha. Dyshohet se Malltezi ka përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri 5.4 milionë euro.

Latest articles

Related articles