Muaj më parë, në fundin e vitit 2022, në shumë media vendase e të huaja u trumbetua shpëtimi i ariut të fundit që mbahej në robëri nga një restorant në Tiranë! I mbajtur për më shumë se njëzet vjet aty kishte qenë plotësisht i padukshëm për pushtetarët tanë dhe u desh të vinin organizata të huaja të mbrojtjes së kafshëve që të na e tregonin. Helbete, një ari ishte, edhe nuk dukej…
Por aktualisht del që kryebashkiaku i Policanit, Adriatik Zotkaj, merr përsipër të sfidojë ligjin dhe të kapë dy arinj të tjerë nga natyra për ti vënë në kafaz. Nga muaji korrik, autoritetet, si Administrata e Zonave të Mbrojtura, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dhe të tjera, nuk kanë reaguar për këtë shpërdorim detyre, me dashje ose pa dashje.
Në Polican si duket nuk ka mbërritur akoma ligji i moratoriumit të gjuetisë!




