TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka gjobitur me 10 milionë lekë kompaninë ‘One Albania’.
Këshilli Drejtues i AEKP rithekson rëndësinë thelbësore të respektimit rigoroz të të drejtave të pajtimtarit nga sipërmarrësi i komunikimeve elektronike dhe nevojën për marrjen e të gjitha masave të nevojshme dhe të shpejta për sigurimin efektiv të këtyre të drejtave.
AKEP VENDOSI:
- Të miratojë propozimin e grupit të inspektimit të AKEP, për dhënien e masës administrative me “gjobë”, në vlerën 10.000.000 (dhjetë milionë) lekë ndaj sipërmarrësit të komunikimeve elektronike “One Albania” sh.a
- Ngarkohet grupi i inspektimit i ngritur me Autorizimin e Inspektimit nr. 2005 Prot., datë 29.3.2023, bazuar në vendimin e KD, të vendosë në vendimin përfundimtar të inspektimit masën administrative të përcaktuar nga Këshilli Drejtues.
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, brenda afatit 30 (tridhjetë) ditorë të përcaktuar në nenin 136, pika 2, të ligjit nr. 9918/2008 nga data e komunikimit të vendimit.



