Një tjetër shqiptar i shtohet listës “non grata” të SHBA

spot_img
Advertisements

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar sot se ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh.

Pas këtij njoftimi të publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka reaguar edhe zëdhënësi i Departamentit të SHtetit, Mathew Miller.

Ai ka shkruar në platformën “X” se “SHBA-të janë duke ndërmarrë veprime, “së bashku me partnerët tanë kosovarë për të kërkuar llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar. Emërimi i sotëm i Nexhat Krasniqit, i cili pranoi ryshfet në kurriz të popullit kosovar, rikonfirmon përkushtimin tonë të përbashkët për këtë përpjekje”.

spot_img

Latest articles

Related articles