Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ironizoi në emisionin Now në Euronews Albania aksionin e opozitës gjatë seancës së sotme në Kuvend që përfundoi me tensione mes deputetëve.
“Nuk mund të rikthejmë Shqipërinë në vitet e errëta të parlamentarizmit. Nuk bën njeri krenar episodet e dhunës, nga parlamenti që është tempulli i demokracisë nuk duhet të përplasen grushtet dhe karriget, kjo e sotmja ishte e paralajmëruar dhe në ditët që diskutohej ligji më i rëndësishëm i shtetit që është buxheti”, tha Gjylameti.



