Gazetari, Lavdrim Lita ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News ku u diskutua për gjyqin ndaj Sali Berishës përsa i përket çështjes së privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Lita u shpresh se është ironi i fatit që Berisha mbrohet me Kushtetutë pasi vetë ai kur është miratuar Kushtetuta ka bërë thirrje që të mos votohet.
“Është ironi i fatit që Berisha mbrohet me Kushtetutë. Është i njëjti person që kur është miratuar kushtetuta ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të mos ta votojnë kushtetutën, madje e ka quajtur atë pasaportë socialiste.
Gjatë qeverisjes së tij ka pasur dhjetëra shkelje kushtetute”, tha ndër të tjera Lita.