nga Sidi Hasanaj
Kam 2-3 ditë që bëra një kërkim financiar për deklaratat e pasurisë dë Agron Shehajt në ILDKPI dhe përputhjen ose jo me dokumentat dhe trasaksionet publike, pra që pasi doli në publik shtëpia e tij e shitur 15 milionë euro.
Po e sqaroj edhe motivin e këtij kërkimi. Ky analizim nuk është bërë për t’i shërbyer asnjë partie politike, qeverisë jo e jo, por as opozitës.
Agron Shehaj ka lënë të kuptohet se kritikat ndaj tij mund të jenë të sinkronizuara me interesat e Partisë Socialiste. Pikërisht për këtë arsye kam zgjedhur të mos mbështetem te deklarata politike, por te dokumente publike, deklarime pasurie, regjistra kompanish dhe burime të verifikueshme.
Qëllimi nuk ka qenë të provoj paraprakisht fajësinë e askujt, por të identifikoj mospërputhje, anomali ose pyetje që meritojnë sqarim publik.
Në një demokraci normale, transparenca mbi pasurinë dhe interesat financiare të figurave publike nuk është sulm politik, por pjesë e llogaridhënies. I njëjti standard duhet të zbatohet për çdo politikan, pavarësisht nëse është në qeveri, në opozitë apo paraqitet si alternativë ndaj të dyjave. Fakti që një analizë mund të jetë e pakëndshme për subjektin e saj nuk e bën automatikisht atë të motivuar politikisht.
Prandaj mendoj se ky material duhet lexuar si një përpjekje për të kuptuar dhe dokumentuar fakte publike, jo si mbështetje për ndonjë palë politike dhe as si zëvendësim i punës së institucioneve hetimore ose të kontrollit.
Mbi të gjitha ky material, ngrë pikëpyetje – jo akuza!
Kam zbuluar skema që në mungesën e transparencës ngrenë dritëhije të forta skemash jo legale të qarkullimit të parave, por që janë dritëhije me kaq trasparencë publike sa ka, dhe nuk përjashtohet fakti që Shehaj të ketë dokumenta të cilat zbardhin çdo dritëhije.
Është hulumtin financiar, jo verdikt gjyqësor apo hetimor!
Ju ftoj të shpenzoni pak kohë ta lexoni 🙏
——————————————————————————
Vila, kompani “binjake” dhe pasuria e pashpjeguar: çfarë tregojnë dokumentet publike për Agron
Shehajn
(Shënim metodologjik: Ky material bazohet ekskluzivisht në dokumente publike — deklaratat e pasurisë të
administruara nga ILDKPKI, raportime mediatike të verifikuara kryq, dhe deklarata zyrtare parlamentare.)
- FAKTI QENDROR: Vila e Forte dei Marmit
Deputeti Agron Shehaj, kryetar i Partisë Mundësia dhe ish-anëtar i Partisë Demokratike, deklaroi më
2025 shitjen e një prone 251 m² në Forte dei Marmi, Itali, për 15 milionë euro ; çmim rreth 20-30 herë mbi çdo pronë tjetër që ai vetë ka deklaruar në të njëjtin vend.
Kjo ‘anomali’ e vetme, e kombinuar me
një model tjetër transaksionesh gjatë viteve dhe akuza të papërgjigjura institucionale, ngre pyetje serioze për mënyrën si funksionon perandoria e tij e biznesit.
Në po atë vit 2025, vila e aktores Whoopi Goldberg në Sardenjë , 810 metra katrorë, me breg privat dhe akses helikopteri , u shit vetëm 12 milionë euro, tre milionë më pak se çmimi i deklaruar për 251 metrat katrorë të Shehajt.
Vilat e tjera reale prej 15 milionë eurosh në tregun italian atë vit ishin
struktura 400-3.000 m², disafish më të mëdha (sipas numbeo).
Çka dihet me siguri, nga dy deklarata zyrtare ILDKPKI të krahasuara drejtpërdrejt:
· 2019/2021: Shehaj deklaron blerjen e një prone (truall + ndërtesë) 251 m² në Itali, vlerë 2.9
milionë euro.
· 18 shtator 2025: e njëjta pronë, e njëjta sipërfaqe (251 m²), shitet për 15 milionë euro
Fitim: 12.1 milionë euro brenda 4 vitesh (mbi 5x rritje).
Çmimi i nënkuptuar me rreth 60,000€/m² një shifër që kalon edhe kulmin absolut të Costa Smeraldës
(zona më e shtrenjtë e Italisë, deri ~47.000 €/m²), dhe që bie ndesh drejtpërdrejt me çmimin mesatar
për shtëpi pushimi në Forte dei Marmi (~2.1 mln € totale, jo për m²).
Krahasimi me vete pronat e tjera te Shehajt:
Në asnjë pronë tjetër të deklaruar nga vetë Shehaj (1.980 m²/6.15 mln € ≈ 3.106 €/m²; ~4.000 m²/8.15
mln € ≈ 2.037 €/m²) çmimi/m² nuk i afrohet as më pak se 1/20 e këtij niveli.
Standardi i krahasimit nuk është “tregu i Milanos” është vetë portofoli i Shehajt.
Reagimi i tij: Në video-reagime publike, Shehaj ne fillim pretendoi se vila 251 m2 eshte shitur
ligjshmerisht, sot pretendon se vila ishte 500 m², jo 251 m² siç e ka deklaruar zyrtarisht dy herë ne
ILDKPI. Kjo kundërshton drejtpërdrejt dokumentin që vetë ka nënshkruar, pa shpjegim për diskrepancën.

Mbrojtja zyrtare (e paraqitur publikisht nga vetë kampi i Shehajt): pretendon se AML-ja italiane (noteri, banka, Agjencia e të Ardhurave) e “verifikon” automatikisht transaksionin, dhe se çmimi mund të justifikohet nga “leje zhvillimi” (p.sh. ndërtim hoteli luksoz).
Problem me këtë mbrojtje eshte se kontrollet AML verifikojnë legalitetin e palëve dhe pagesën e taksës (qe Shehaj e ka paguar teper te madhe per 15milione euro) jo nëse çmimi është ekonomikisht i
besueshëm; dhe “leja e zhvillimit” mbetet hipotezë e padokumentuar, pa asnjë referencë konkrete drejt një autoriteti apo numri lejeje.
Madje pyetja logjike qe lind eshte se cfare resorti mund te ndertohet ne nje truall 100-150metra katror?!
Konteksti i fundit e vështirëson, jo e lehtëson, mbrojtjen!!!
Dy zhvillime nga këto ditë meritojnë vëmendje:
Së pari, përballë pyetjeve mbi sipërfaqen dhe çmimin e vilës, Shehaj është përgjigjur duke e zhvendosur diskutimin te vlera e deklaruar e vilës së kryeministrit Rama , një lëvizje retorike, jo sqarim dokumentar mbi diskrepancën e vet (251 kundrejt “pothuajse 500” m² që pretendon tani).
Në ekzaminimin e mashtrimeve financiare, ndryshimi i shpjegimit pas ballafaqimit me një diskrepancë numerike trajtohet si tregues sjelljeje dytësor që rrit vëmendjen , jo provë, por diçka që zakonisht nuk ndodh kur dikush ka thjesht dokumente konkrete për të treguar.
- MODELI I PËRSËRITUR: Deklarata e vitit 2022-2023
Analiza e detajuar e deklaratës për vitin 2022 (dorëzuar prapa afatit, më 05/04/2023) zbulon disa elementë brenda po të njëjtit dokument:
•Alpha Sestante Srl dhe Beta Sestante Srl: dy kompani të themeluara në të njëjtën ditë
(16/12/2022), regjistruar brenda 1 dite nga njëra-tjetra, secila me kapital 10.000 € dhe burim
identik të deklaruar: 1.98 milionë € “nga shitje aseti” por pa detaje ç’aset u shit apo kujt.
•985.000 € dalin nga 4 llogari bankare të mbyllura brenda vitit.
- 2.19 milionë € hyjnë nga hua të kthyera Shehajt por s’ka asnjë aset të ri të deklaruar që e
barazon këtë shumë; paraja thjesht zhduket nga pamja e deklaratës.
•Dy detyrime ndaj palëve anonime (3.29 mln € + 1.19 mln €), të mbrojtura ligjërisht nga
konfidencialiteti.
- Asnjë nga Alpha Sestante, Beta Sestante apo “Prime Capital” (një zë tjetër i ngjashëm) nuk ka gjurmë të dukshme operacionale :
as adresë zyre, as punonjës, as klientë të gjetshëm publikisht.
- KOMPANITË “HOLDING/INVESTIM”: PSE KRIJOHEN, DHE PËR ÇFARË MUND TË SHËRBEJNË
Agron Shehaj ka tre kompani Holding: kompanine nene Sestante Holding dhe dy kompanite guacke Alfa dhe Beta Sestante Holding
Një kompani holding nuk prodhon mallra/shërbime , por ajo thjesht mban pronësi (aksione/kuota) mbi
kompani të tjera, ose (si “investim”) blen e shet asete/aksione për fitim. Perse kjo skeme?
Skenarët legjitimë:
•Mbrojtje ligjore e aseteve: nëse një biznes operativ ka probleme (padi, borxhe), prona e mbajtur pas një holding-u është e mbrojtur nga rreziku personal i pronarit.
•Efiçencë tatimore ligjore: regjimi PEX (Participation Exemption) në Itali, p.sh., ul taksën efektive mbi fitimin nga shitja aksionesh nga ~28% (fitim biznesi normal) në ~1.2% — nxitje krejt e ligjshme për të strukturuar transaksione si “shitje aksionesh” përmes një holding-u.
•Menaxhim portofoli investimesh:
Sestante Holding ka të paktën një rast të vërtetuar si investitor real :
8.8% te Homepal, platformë me ortakë të tjerë të identifikuar publikisht (përfshi figura biznesi/media
italiane).
Skenarët problematikë (kur struktura shërben për diçka tjetër përveç qëllimit të deklaruar):
•Fragmentim i fitimit: ndarja e parasë nëpër shumë entitete të vogla e bën të vështirë për një autoritet të vetëm (tatimor apo hetimor) të shohë “tablonë e plotë” të parasë që lëviz.
•Errësim i pronarit real (UBO): sa më shumë hallka mes personit fizik dhe llogarisë bankare finale, aq më e vështirë bëhet gjurmimi pa bashkëpunim ndërkombëtar formal mes autoriteteve Italiane e Shqiptare.
•”Certifikim” i njëpasnjëshëm i legjitimitetit: një shumë e pashpjeguar hyn te kompania A si “e ardhur nga shitje aseti”; kjo shumë e “certifikuar” kalon te kompania B si kapital themeltar; secili hap i ri duket i pastër sepse buron nga një hap i mëparshëm në dukje legjitim ,edhe pse origjina fillestare mbetet e paverifikuar.
•Diversifikim i ekspozimit ligjor:
nëse një entitet bie nën hetim, të tjerët vazhdojnë të funksionojnë të paprekur.
Në rastin e Agron Shehajt lind nje dyshim shume legjitim:
Perse ai krijon 3 kompani me funksion te njejte, nderkohe qe logjikisht duhet vetem nje kompani e tille per te kryer punen e ndershme te investimeve?
Perse krijon edhe dy kompani te tjera qe rezultojne
fantazem (pa zyra, adresa, dhe aktivitet financiar)?
Dallimi praktik mes këtyre dy skenarëve: një holding legjitim zakonisht ka objekt investimi të dukshëm (si Homepal — kompani reale, me punonjës, produkt, ortakë të tjerë).
Ndërsa Entitetet si Alpha/Beta Sestante nuk
kanë asnjë objekt investimi apo gjurmë operacionale të gjetshme , por kompani gacke qe muund te kene vetëm emrin dhe formën juridike të një holding-u.
- TRANSAKSIONE PRONASH QË PËRSËRITEN — JO VETËM VILA E ITALISË
Vila e Forte dei Marmit nuk është rasti i vetëm i shit-blerjes së shpejtë me fitim të lartë. Nga deklaratat e viteve të fundit shfaqet një model i ngjashëm, në shkallë më të vogël, edhe në Tiranë:
2023: blerje apartamenti ne Itali ~950.000 € dhe pas pak muajsh, shitje e të njëjtit apartament për ~2.1 milionë € , fitim prej ~1.15 milionë € (rritje ~120%) brenda më pak se 1 viti.
Si ka mundesi qe Shehaj blen nje apartament per 950,000 euro dhe pas pak muajshe e shet per 2,1milione euro?
cfare transformimi ka ndodhur me kete apartament qe u rrit ne cmim kaq shume per kaq pak kohe?
2024: shitje tjetër apartamenti/prone për ~2.2 milionë €.
Ky model : blerje, mbajtje e shkurtër, rishitje me fitim shumëfish mbi çmimin e blerjes është struktura e njëjtë (në shkallë më të vogël) me atë të vilës italiane, dhe përkon me tipologjinë e njohur
ndërkombëtarisht si “flip” i shpejtë pronash, e përdorur si mekanizëm layering-u kur çmimi i rishitjes nuk mbështetet nga rritje reale e vlerës së tregut (renovim, zhvillim, ndryshim zonimi) por thjesht deklarohet më i lartë.
Krahasim ilustrues (jo shqiptar, por nga e njëjta zonë gjeografike si vila e Shehajt):
Ministrja italiane e Turizmit, Daniela Santanchè, është nën hetim që nga 2024 pikërisht për një “flip” të ngjashëm në Forte dei Marmi pasi bleu vilë 350 m² për 2.45 mln €, e shiti 58 minuta më vonë për 3.45 mln €.
Edhe ai rast, megjithatë, mbetet më afër logjikës së tregut (~9.857 €/m²) sesa transaksioni i
Shehajt.
Pse prona e patundshme dhe jo, p.sh., aksione?
Arsyeja teknike është e thjeshtë: çmimi i pronës është subjektiv, ndryshe nga një aksion me çmim tregu publik e të verifikueshëm menjëherë.
Një vilë specifike s’ka “çmim referues” — vlera e saj është ajo çka shkruajnë palët në kontratë, dhe kontrolli formal (noteri, banka, agjencia tatimore) verifikon identitetin e palëve dhe pagesën e taksës, jo nëse shifra është ekonomikisht e besueshme.
Kjo është saktësisht boshllëku që e bën pronën e patundshme instrumentin klasik për këtë lloj skeme:
një transaksion i vetëm zhvendos shuma shumë-milionëshe pa ngritur po atë nivel alarmi që do ta ngrinte e njëjta shumë e ndarë në depozita bankare.
“Flip”-i i pronës (blerje → mbajtje e shkurtër → rishitje me fitim shumëfish) s’ka vlerë kryesisht si
transaksion në vetvete, por si “prodhues etikete”:
rishitja krijon një burim krejt të ri e të pastër
për paranë si pershembull “fitim nga shitje aseti” dhe kjo etiketë s’kërkon shpjegim historik të
mëtejshëm; askush s’pyet “nga erdhi paraja fillestare” kur ekziston tashmë një akt noterial që
dëshmon shitjen.
- HUADHËNIE NË SHKALLË BANKE: ~20+ MILIONË EURO GJITHSEJ
Nga deklaratat vjetore, Shehaj shfaqet vazhdimisht si huadhënës i shumave shumë-milionëshe:
•Hua të dhëna, historikisht 2017-2021: mbi 12 milionë €
•2022: ~3 milionë € hua të reja dhënë
•. 2023: ~5.8 milionë €
•. 2024: ~3.4 milionë €
•. 2025: ~2.8 milionë €
Total i përafërt: ~20+ milionë € hua dhënë gjatë viteve, plus interesa të arkëtuara mbi to
Kjo është shkallë veprimtarie huadhenie e pazakontë për një individ (jo institucion financiar i licencuar) e krahasueshme në vëllim me një bankë të vogël rajonale, jo me një person që “i ndihmon
miqtë/familjen” me para të lira.
Pse dikush do të “luante si nje Bank” në këtë shkallë:
Legjitim nëse ka vërtet likuiditet të tepërt nga biznesi (BPO-ja e tij fiton realisht mirë), dhënia e hua me interes është formë krejt normale investimi.
Por Problematik nëse:
hua të mëdha, veçanërisht kur pjesa e madhe e tyre shënohet “e pakësuar”/rimbursuar brenda 1-2
vitesh (siç pamë me ~2.19 mln € të kthyera në 2022 pa asnjë aset të ri korrespondues), krijojnë
saktësisht atë që quhet “loan-back” — para që dalin dhe hyjnë mbrapsht si “shlyerje huaje”, duke i
dhënë lëvizjes pamjen e një transaksioni financiar normal, ndërkohë që funksioni real mund të jetë
thjesht kalimi i parasë nga një formë (cash/e padeklaruar) në tjetrën (kredi e deklaruar, me histori “të pastër”).
Fakti që marrësit e shumicës së këtyre huave mbeten anonimë (ligjërisht të mbrojtur nga
konfidencialiteti i deklaratës) e bën të pamundur verifikimin nëse janë palë të pavarura apo pjesë e së njëjtës rrjet.
Skema “loan-back” punon në mënyrë të ngjashme me flip-in e pronave:
kredia e dhënë e pastaj e rimarrë e shndërron një hyrje parash me origjinë të paqartë në
kategorinë krejt rutinë “shlyerje kredie”, që tërheq shumë më pak vëmendje sesa “para pa
origjinë të qartë”.
Flamuri i kuq është kur shuma e madhe “kthehet” brenda 1-2 vitesh pa asnjë aset të ri korrespondues — pikërisht profili i një kredie formale, jo ekonomikisht funksionale.
- PSE 17 KOMPANI, KUR 2-3 DO TA BËNIN TË NJËJTËN PUNË?
Kjo është ndoshta pyetja më e drejtpërdrejtë. Multinacionale reale (si Comdata, partneri i mëparshëm i Shehajt, me prani në 16 vende) kanë shumë entitete për arsye funksionale të qarta: çdo vend kërkon entitet ligjor lokal për të operuar/faturuar, produkte/linja biznesi të ndryshme ndahen për arsye kontabël apo risku, etj.
Në atë rast, çdo entitet ka funksion të dallueshëm.
Rasti i Alpha Sestante/Beta Sestante është i ndryshëm në thelb: dy kompani, të njëjtin vend regjistrimi, të njëjtën ditë themelimi, të njëjtin kapital, të njëjtin burim të deklaruar — pra, aq sa dihet publikisht, të njëjtin funksion.
Kur dy (e potencialisht më shumë, brenda listës prej 17 qe zoteron Shehaj) entitete kryejnë të njëjtën gjë njëkohësisht, arsyeja zakonisht nuk është nevojë operacionale, por një (ose më
shumë) nga këto:
Ndarje e shumave nën pragje vëzhgimi: nëse çdo entitet individualisht lëviz shuma “të vogla”
(nën pragjet që aktivizojnë kontrolle të forta AML), e njëjta shumë totale kalon pa u vënë re aq
lehtë sesa do të kalonte përmes një kanali të vetëm të madh.çdo transaksion individualisht “i
vogël” ka më pak gjasa të aktivizojë kontrollet e forta (due diligence i shtuar, raportim automatik)
që aktivizohen nga një transaksion i vetëm gjigant
Vështirësi ndjekjeje kumulative: një hetues (shqiptar apo italian) duhet të gjurmojë çdo entitet
veç e veç, në regjistra tregtarë të ndryshëm, shpesh në juridiksione të ndryshme — 17 herë më
shumë punë sesa për 2-3 entitete.
. Redundancë/”sigurim”: nëse një entitet bie nën hetim apo bllokohet, funksioni i tij
zëvendësohet menjëherë nga një tjetër identik, pa ndërprerje të veprimtarisë financiare të
përgjithshme.
. Shfrytëzim i “kapitalit të pastërsisë”: çdo entitet i ri fillon me “fletë të bardhë” pa histori
transaksionesh të mëparshme për t’u kontrolluar çka e bën më të lehtë t’i japësh një burim të ri
“të pastër” pa u ballafaquar me pyetje për historikun.
Kombinimi i këtyre katër faktorëve , jo secili veç e veç , është ajo që e bën “grupin e kompanive-guaskë e pa adresë, punonjës apo klientë të gjetshëm” tregues risku në literaturën ndërkombëtare (FATF, Egmont
Group), jo domosdoshmërisht provë.
Ajo çka e bën këtë specifikisht të dyshimtë (jo thjesht “praktikë biznesi komplekse”): akuza konkrete e Ministrit Malaj se dy nga këto kompani refuzuan t’i jepnin Administratës Tatimore shpjegim se si transferohen fitimet e tyre nga Tirana ne Itali, duke preferuar të paguajnë gjobë.
Një grup me qëllime krejt legjitime normalisht e jep këtë informacion pa hezitim , kostoja e transparencës do të ishte më e
ulët se gjoba plus dëmi reputacional. Zgjedhja për ta fshehur sugjeron se ajo çka do të zbulohej ka kosto
edhe më të lartë , pa e ditur ende çfarë është ajo saktësisht.
- HIPOTEZA: PARADIGMA/ALGORITMI I MUNDSHËM I FUNKSIONIMIT (NIVEL PAS NIVELI)
Kjo është HIPOTEZË e ndërtuar mbi bazën e modelit të përsëritur të vëzhguar në seksionet e mësipërme jo skemë e vërtetuar, jo akuzë penale konkrete. Prezantohet në formë piramidale, ku çdo shkallë e ngjit shumën e parasë një hap më afër “pastërtisë” së plotë ligjore.
Niveli 0 — Origjina e paqartë (bazamenti, plotësisht i panjohur)
Fitime nga biznesi BPO — pjesërisht ose plotësisht të padeklaruara (evazion fiskal), ose, sipas akuzave të paverifikuara, nga burime edhe më problematike.
Ky nivel mbetet i pazbardhur nga çdo burim i gjetur
deri tani.
Niveli 1 — Fragmentimi
Shuma fillestare kalon nëpër entitete të reja, pa histori operacionale (Alpha Sestante, Beta Sestante, e potencialisht të tjera nga lista prej 17), secila duke marrë një pjesë me “burim” të padetajuar (p.sh. “1.98 mln € nga shitje aseti”).
Niveli 2 — Legjitimim financiar
Instrumente financiare të njohura krijojnë “histori” të dokumentuar: hua të dhëna e më pas të rimarra
(“loan-back”, ~20+ mln € gjithsej), blerje-shitje aksionesh me marzhe të mëdha (p.sh. 10.000€ →
1.000.000€ brenda muajsh).
Niveli 3 — Kristalizim në asete “të prekshme”
Kapitali, tani me “histori” financiare, blen prona ose aksione me çmim fillimisht të besueshëm — vila në
Forte dei Marmi për 2.9 mln €, apartamenti në Tiranë për 950.000 €.
Niveli 4 — Inflacioni i vlerës
Pas disa vitesh (ose, në rastin e apartamentit, brenda të njëjtit vit), aseti rishitet me çmim artificialisht të fryrë — 15 mln € (vila), 2.1 mln € (apartamenti). Këtu lind “fitimi” i madh i ri, i justifikueshëm në letra thjesht si “shitje pasurie”.
Niveli 5 — Deklarimi ligjor
Shuma e re, tani dukshëm e ligjshme (burim: “shitje prone/aksionesh”), deklarohet te ILDKPKI — duke
plotësuar detyrimin ligjor vjetor për çdo zyrtar publik: shpjegimin e çdo rritjeje pasurie.
Niveli 6 — Maja: Riqarkullimi i lirë
Paraja, tani plotësisht “e pastër” në dokumentacion, përdoret lirisht — investime të reja, jetesë, transferim ndërkombëtar — ose rihyn si kapital fillestar në Nivelin 1 të një cikli të ri (kompani të reja, hua të reja).
Pse forma piramidale ka kuptim:
çdo nivel varet nga ai poshtë tij, dhe sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë bëhet të kontestosh legjitimitetin e parasë.
Në nivelet 5-6, paraja duket plotësisht e pastër dhe e dokumentuar, edhe nëse Niveli 0 (origjina) mbetet një pikëpyetje e plotë.
Kjo shpjegon pse anomalitë më të dukshme (çmimi i vilës, kompanitë binjake) shfaqen pikërisht te nivelet e mesme (1-4) — janë pikat ku
procesi ende “duket”, përpara se të arrijë pastërtinë e plotë të niveleve 5-6.
Kjo piramidë është modeli më koherent që bashkon të gjitha vëzhgimet e mësipërme por mbetet ndërtim logjik (HIPOTEZË), jo skemë e vërtetuar nga ndonjë autoritet hetimor.
Alternativa e thjeshtë (“sipërmarrës agresiv por i ligjshëm, me shumë pasuri dhe planifikim tatimor
kompleks”) mbetet ende e mundshme derisa Niveli 0 të zbardhet nga një hetim i plotë.
- LINJA KOHORE: Nga 2017 në 2025
2017 (deklarata më e hershme e gjetur): Sipërmarrës me biznes real BPO (IDS), portofol startup-esh nën
Sestante Holding me investitorë të identifikuar (p.sh. Homepal — platformë me ortakë realë, përfshi
figura të njohura biznesi/media italiane). “Të drejta” në Sestante Holding: mbi 17 milionë €.
2019-2020: Blerje pronash në Itali (2.9 mln €, 1.1 mln €). Vlera e “të drejtave” në Sestante Holding bie në
7.3 milionë € — rënie e pashpjeguar prej ~10 milionë €.
2021: Rizgjedhje deputet për Tiranën.
2022: Krijimi i Alpha/Beta Sestante; lëvizje ~3.2 mln € nëpër llogari e hua.
2023: Blerje-shitje apartamenti Tiranë (950K€ → 2.1 mln €).
2024: Shitje kuotash disa kompanish (2.2 mln €); shitje tjetër prone (~2.2 mln €); blerje-shitje Alkemy
SpA (bleu 2022, shiti 2024, ~1 mln € fitim).
2025: Shitja e vilës për 15 mln €. - AKUZAT INSTITUCIONALE
Më 11 qershor 2026, gjatë një interpelance të kërkuar nga vetë Shehaj, Ministri i Financave Petrit Malaj e
akuzoi publikisht (AKUZË, e paverifikuar në mënyrë të pavarur nga ky shkrim) se:
Shehaj, bashkëshortja dhe vëllai i tij janë të lidhur me 17 kompani të hapura jashtë Shqipërisë, përfshi
“Intercom Data Service” dhe “North Wind”
Administrata Tatimore ka kërkuar informacion mbi mënyrën e transferimit të fitimeve jashtë vendit, dhe
kompanitë kanë refuzuar ta japin, duke preferuar të paguajnë gjobë
Shehaj nuk paguan taksa në Shqipëri përkundër përfitimit nga burimet e vendit
Lista e plotë e 17 kompanive nuk është publikuar deri më tani nga asnjë burim i gjetur. - . ÇFARË MBETET E PANJOHUR
- Identiteti i blerësit të vilës (ekziston pretendim i paverifikuar për një të afërm — i paverifikuar
nga ky shkrim) - Nëse ekziston realisht leje zhvillimi mbi pronën
- Lista e plotë e 17 kompanive dhe fusha e tyre e veprimtarisë
- Nëse burimi i parasë është evazion fiskal “i thjeshtë” apo diçka më e rëndë (mashtrim)
- Çdo lidhje ligjore e dokumentuar (administratorë/adresa të përbashkëta) mes kompanive
specifike - Vetë Niveli 0 i piramidës hipotetike (origjina fillestare e parasë)
- KONKLUZION
Të marra veç e veç, disa nga këto fakte do të kishin shpjegime të pafajshme. Të marra së bashku çmimi i
pronës jashtë çdo logjike tregu (përfshi kundrejt vetë portofolit të Shehajt), flipe të ngjashme pronash
brenda vitit në Tiranë, kompani binjake pa gjurmë operacionale, huadhënie në shkallë banke me shuma
që “zhduken” nga deklaratat, refuzim i drejtpërdrejtë ndaj Administratës Tatimore, dhe një numër
kompanish (17) që tejkalon çdo shpjegim funksional të dukshëm formojnë një model piramidal që
kërkon përgjigje në themel, jo vetëm në maja. Barra e provës, në një demokraci funksionale, i takon
zyrtarit publik të shpjegojë me dokumente, jo publikut apo gazetarëve të vërtetojnë skemën saktësisht.
Deri në një hetim të plotë nga SPAK, ILDKPKI, apo autoritetet italiane, gjithçka më sipër mbetet , siç
duhet të mbetet çdo herë kur mungon një provë përfundimtare ,dyshim i dokumentuar, jo verdikt.



