“Sterilizimi”- Ja skema se si kushëriri i Beqajt u bë pjesë e grupit që bëri studimin me të dhëna të rreme

spot_img
Advertisements

Genc Byrazeri një nga të dyshuarit dhe që ndodhet nën masën e detyrimit për paraqitje për koncesionin e sterilizimit rezulton kushëri i parë me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja.
Byrazeri ka qenë anëtar i komisionit të Prokurimeve qe ka mundesuar dhënien e koncesionit per biznesmenin Ilir Rrapaj, që kishte për detyrë dhe përgatitjen e studimit të fizibilitetit që ka rezultuar se mban të dhëna të rreme.

“Genc Byrazeri është njëri nga anëtarët e Komisionit të dhënies së Konçesionit të sterilizimit të paisjeve kirurgjikale.Byrazeri rezulton të jetë kushëriri i parë i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja.

Byrazeri fillimisht ka dhënë dorëheqjen nga grupi i komisionit, por më pas ka marë pjesë në grupin e negocimit të kontratës.
Vetë ish-ministri Beqja është duke u hetuar nga SPAK nën dyshimet se ka paracaktuar dhënien e koncesionit.

Genc Byrazeri ka firmosur së bashku me anëtarët e komisionit”.

spot_img

Latest articles

Related articles