- A mund të këtë mbështetje të qytetarëve të Kukësit për kandidatin e PS-së, pas këtij degjenerimi moral dhe politik në aspektin local; korrupsioni galopant, droge dhe krimi të organizuar në nivele të frikshme në vend?!
- Po për kandidatin e PD-së? A mund të këtë mbështetje njëzëri nga demokratët, ndërkohë që “Foltorja” ka minuar e kontaminuar terrenin opozitar në mbështetje të hapur të “tallavasë” e pazareve shfrenuese, aspak të moralshme, qëllimisht degraduese si rasti Fredi Beleri në Himarë, duke krijuar artificialish e qellimisht konflikte etnike?!
Mendoj se PD dhe kryetari i saj z.Lulzim Basha sot ka shansin dhë momentin historik të tregojë se jo vetëm është e vetmja opozitë “gardiane” e politikave keqqeverisëse dhe alternativë për të ardhmen, e distancuar nga “…zjarrëvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret, madje jo vetëm kaq por kërkon dhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë” (Yuri Kim); por di të rigjenerojë vetveten në përmbushjen e misionit të saj duke përçuar mendimin, besimin, bindjen dhe perceptimin e duhur tek qytetarët e Kukësit.
Në zgjedhje lokale, nëse janë të ndershme, fitorja i dedikohet kandidatit sepse lidhet me perceptimin qytetar, lidhet me vlerat dhe normat morale, në mbështetjen qytetare për kandidatin më të mirë, të pranuar pa asnjë mëdyshje prej tyre.
Vërtet politika nuk njeh moral, por ama ky vend ka nevojë për njerëz të moralshëm, për të minimizuar, neutralizuar dhe mundësisht asgjësuar amoralitetin politik. Kjo është detyrë, përkushtim dhe mision!
Kjo është beteja e vërtetë e PD sot, ku qytetarët e Kukësit dhe të Shqipërisë të gjejnë veten në një reflektim perceptues besimi dhe shprese, tek opozita e vërtetë, e hapur ndaj të rinjve, në aleancë të gjërë politike dhe qytetare, si një parti moderne që pasqyron shoqërinë dhe nevojat e saj, siç shprehet z. Lulzim Basha.
Mimoza Çelçima
email: [email protected]