Ankthi i mirëpritur i Sali Berishës

Dosjet korruptive që po heton dhe çon drejt përgjegjësisë penale ministrat përgjegjës, kanë krijuar përshtjellimin e frikshëm në zyrën e Sali Berishës. Deklarata e sotme e tij me ton të ashpër për një “drejtësi me regji” është një thirrje e tij drejtuar ushtarëve personalë që të bëhen gati se nuk i dihet. Për shqiptarët, sodnazhet flasin se besueshmëria në SPAK dhe tek Ambasada Amerikane është rritur ndjeshëm. Përzgjedhja e Dumanit që nuk ishte i favorizuari i elitës korruptive politike ishte një tjetër hap pozitiv.

SPAK po flet bindshëm për aferat korruptive të qeverisë Rama ndërsa patatja e nxehtë për dy dosje të rëndësishme që lidhen drejtë për drejtë me familjarë të Berishës janë ende aty Prokurorinë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Publiku ka një pritshmëri pozitive ndërsa sheh se si korrupsioni po shpëlahet me vështirësitë e pritshme nga qeveria.

Berisha po sheh me ankth se si një hetim pasuror mbi njerëzit dhe familjarët e tij mund të sjellë dëme të pariparueshme për emrin dhe fytyrën e tij ëngjëllore. Imagjinoni pak se çfarë do të thotë të hetohet pasuria e familjarëve të tij që janë në deklaratën e tij të pasurisë? Imagjinoni pak se çfarë do të thotë sikur atij t’i bëhet një hetim pasuror siç i është bërë ish zëvendës kryeministrit Ahmetaj që sot fshihet në statuset e gazetarëve të paguar dhe padyshim aleatit të sapogjetur Sali Berisha? Një tmerr i madh do shpërfaqej për figurën e Berishës që ka premtuar se betejën e tij në Foltore e ka për të respektuar dinjitetin e tij.

Pra, imagjinoni se çfarë do të thotë për ish kryeministrin që deklaronte në maj 2021 se “kam marrë një shtëpi 20 metra katror më të madhe se sa ajo që kam pasur në komunizëm”? Bota e sajuar do t’i binte mbi kokë vullnetarëve të tij të etur dhe të verbuar nga mashtrimet e tij fëmijnore por efektive mbi mendjet e tyre.

Ky ankth që shoqërohet me atë të familjarëve të tij që përfundojnë në burgun e sigurisë së lartë në rrugën Mine Peza janë zhgjëndrat që lënë të traumatizuar njeriun që sulmon SPAK për çdo arrestim. Merrni si shembull deputetët e tjerë të opozitës shqiptare, e këtu nuk flasim për PL-në, por shihni Bashën, Tabakun se si reagojnë ndaj SPAK pastaj lexoni Berishën. Ai është i tmerruar dhe kërkon regji në çdo cep, madje ai paguan surrogatët e tij mediatikë për të sajuar shkrime me drejtësi selektive vetëm nga frika e tij.

E vërteta është komplet ndryshe. Shqiptarët në fakt po ndjejnë një liri që këtu më në fund po operon SPAK. Demokratët që u ka dalë shkuma duke thërritur për korrupsionin ndjejnë një farë lehtësie ndërsa shohin se nuk kanë thërritur më kot korrupsionin, i vetmi që tmerrohet është njeriu i shpallur nongrata për korrupsion. Aq i tmerruar saqë nuk luan dot as rolin që përshëndet SPAK. Nuk e bën dot as këtë rol që Rama e bën më mirë se sa ai. Pse? Sepse është frikacak dhe mendon që duke mbështetur sa për sy e faqe SPAK vullnetarët e tij nuk do ti përgjigjen fletëthirrjes për luftë ndaj SPAK, Soros, SHBA dhe gjithë botës kur ai ti thërrasë.

Ky ankth është i mirëpritur mes demokratëve dhe në fakt mes gjithë shqiptarëve. Kur sheh në sytë e Sali Berishës frikën e një njeriu të korruptuar që e di se çfarë ka batërdisur në këtë vend. Kur sheh në sytë e tij tmerrin e një njeriu që shkatërroi një forcë politike me shpresën se do negocionte krimet e tij pafundësisht, antkhi mirëpritet.

Latest articles

Related articles