Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, teksa është ndalur gjerësisht te reagimi i kryeministrit Rama në lidhje me reagimin e opinionit publik për ndërtimin e kullës pas TKOB.
Lubonja u shpreh se biseda rreth këtij projekti nuk duhet reduktuar vetëm te emrat e Ramës dhe Berishës, por edhe te personat që financojnë këtë ndërtim.
Sipas tij Berisha mund të lidhet me ndërtimin e kullës për shkak të lidhjeve të së kaluarës kur ky i fundit ishte në krye të qeverisë.
Sa i përket reagimit të Ramës në rrjetet sociale sot, ai u shpreh se kreu i qeverisë ka përdorur këtë mënyrë komunikimi përgjatë gjithë karrierës, ndërsa u shpreh se problemi është mosprekja e argumenteve thelbësore lidhur me këtë çështje.
“Edhe mediat pranë Ramës në vend që të thonë se kullat janë zhvillim apo gjë e mirë për Tiranën thanë se fajin e ka opozita sepse ajo është e Berishës. Kjo është problematike për Ramën, sepse po bëhet një kullë në të keqe të qytetarëve të Tiranës duke u marrë hapësirat publike, por edhe se po korrupton opozitën me të.
Biseda nuk duhet reduktuar vetëm te Rama dhe Berisha, por duhen gjetur ata që ndërtojnë.
Berisha mund të lidhet me kullën për shkak të së kaluarës. Është e vështirë që t’i sulmojë oligarkët sot që dikur i ka pasur pranë. Padyshim që oligarkët i ruajnë disa gjëra për çdo rast. Berishën sot e akuzojnë se po mbyll gojën. Kjo është politika e Ramës për të kompromentuar opozitën.