Murrizi ia thotë në sy Berishës: Korreshi parkon makinën tek selia e PD

spot_img
Advertisements

Me tone të forta ish-deputeti Myslym Murrizi ka dhënë opinionin e tij në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të Sali Berishës, ku nuk i ka kursyer kritikat.

Ai i bëri thirrje Berishës që të shmangë në zgjedhjet e 2025-ës koalicionin me Ilir Metën e Partisë së Lirisë. Po ashtu ai u shpreh skeptik për faktin se Gazment Bardhi ka të drejtë firme, që sipas tij ngjall pasiguri.

“Do të doja që në mbledhje të diskutonin anëtarëve Këshillit Kombëtar të PD. Jam ndjerë keq. Se di si është ndjerë zoti Noka, kur me firmat e atyre që i kanë kërkuar t’ia japë, i ka shkarkuar vetë. Noka, që është sekretar, ia jep firmën, Bardhit për sekretar, kjo është tallje. Fakti që Bardhi ka të drejtë firme, ngjall pasiguri për PD-në. Nëse e shihni kështu dhe thoni se çdo gjë po shkon vaj, e keni gabim. Jam dakord me atë çfarë thotë zoti Berisha, por të mos shkojmë ne tek ata, por të vijnë ata tek ne. Del Korreshi dhe thotë; unë makinën e parkoj te PD. Pse ça është PD-ja është parkim? Pse atë duam ne se ku e parkon makinën Gazi?

Koha do t’i zbuloj. Jo më larg se dje, Gazment Bardhi tha ‘Basha është njësoj si Berisha’. Ky parimor i madh. Unë kam që në vitin 1997 në opozitë me ju dhe nuk e ndryshoj qëndrimin tim. PD ka vuajtur nga ‘shqyerja e dyerve’”

Latest articles

Related articles