Qëllimi i Foltores: jo fitore për PD-në dhe jo Basha kryeministër, gjë që i shërben qeverisë Rama

spot_img
Advertisements

Nga Rinor Skënderi

Intelektualë ku jeni futur e fshehur?
Intelektualë ku jeni futur e fshehur? Sundimi akoma i qeverisë së Edi Ramëa ka arritur pikën kritike ku nuk mund të durohet më vazhdimësia e saj në pushtet pasi ajo është tej diskredituar dhe konsumuar nga papërgjegjshmëria,krimi,korrupsioni dhe hajdutëria.
Me këtë shkrim së pari dua t’u bëj thirrje intelektualëve të mirëfilltë dhe te patriotizmit e proamerikanizmit real: lëvizni dhe mos rrini duke përshpëritur kafeneve dhe në pritje se cfarë do të ndodhë, por aktivizohuni dhe dilni në pararojë e në mbështetje të Bashës dhe të Elitës së Re Politike të PD-së nëse sinqerisht edhe ju e doni të vërtetën, shtetin lifgjor, antikorrupsionin, demokracinë, SHBA-të dhe ndryshimin.
Aktivizohuni, mos u vononi e mos thoni pastaj se pse nuk ka intelektualë në PD.
PD-JA PO JU FTON DHE THËRRET QË TË AKTIVIZOHENI, BËHUNI DHE MERRNI GUXIMIN PËR TË MPOSHTUR FRIKËN DHE MOSBESIMIN TUAJ.
Intelektualë shqiptarë, e kam fjalën për ju të mirëfilltë dhe të pastër, vriteni frikën dhe mos u mercenarizoni nga korrupsioni sepse jemi në demokraci. Intelektualë mos të mbeteni ne trashëgiminë negative të intelektualizmit servil të kohës së diktaturës por dukuni e levizni , dhe kontribuoni sado pak për mirë e për ndryshimin.
Me “indiferentizmin” tuaj mos u shërbeni të këqijave dhe zullumit politik.Ju jeni shumë dhe shkruani nëpër gazeta e portale por shumë pak e rrallë kush nga ju guxon të kritikojë e demaskojë të këqijat politike.Veproni guximshëm që edhe të shpërbleheni për kontributin që ju duhet të jepni, dhe mos prisni duke fërkuar duart e pastaj duke shprehur pakënaqësinë që nuk po u vënë në detyra publike e shtetërore.
NTELEKTUALË SHQIPTARË JEMI NË DEMOKRACI, VRITENI FRIKËN!
Kontribuoni për ndryshimin dhe mbështesni politikën e progresit e ndryshimit. Mbështesni të renë politike dhe mos u justifikoni të tulatur duke thënë me hipokrizi se nuk jemi intelektualë politik, dhe kur mes vete poshtë e lartë nëpër kafeni “merreni” vetëm me politikë.
Tani, sidomos pas rizgjedhjes se Kryetarit të Partisë Demokratike ashtu si dhe gjithmonë edhe më parë që kur doli foltorja në media, PD nuk ka asgjë dhe asnjë lidhje me Foltoren.
Qëllimi i Foltores ishte dhe mbetet mos-Fitorja e PD-së, është antiamerikanizmi dhe Basha jokryeministër.
Ky titull se cili është qëllimi i Foltores , këtë ju intelektualë dhe ju demokratë duhet ta dinin që kur SHBA shpallën non grata Sali Berishën , që kur Basha e përjashtoi atë nga grupi parlamentar, që kur Foltorja sulmoi dhunshëm për pushtimin e Selisë së PD-së , që kur Britania e Madhe e shpalli edhe ajo Berishën non grata etj, dhe sapo “lëvizi” foltorja dhe gjëra këto që nuk kanë nevojë për sqarim , argumentim dhe as për justifikim. Nëse demokratë do të bënin me kohë gjënë e duhur ndoshta sot nuk do kishim kryeministër Edi Ramën
Tani dihet se Foltorja kurrë nuk mund të vijë në pushtet, perderisa mjafton vetëm një fakt se a mundet që Foltorja të vijë në pushtet kur në krye ka një individ të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.Një pamundësi të tillë absolute e dinë shumë mirë kryetari i Foltores dhe kryesia e saj që po reduktohet në një shoqatë të dëshpëruar.
Dhe prandaj kjo shoqatë më shumë vepron si për “hakmarrje” kundër miqve të Shqipërisë, SHBA-ve të cilët shpallën non grata ishkryetarin e PD-së, ashtu sikurse dikur që veproi edhe shoqata e Vullnetarëve të Enverit kundër SHBA-ve pse ato mbështetet rënien e komunizmit si dhe pse SHBA-të mbështetën PD-në në vitin 1990.Dhe sot po SHBA-të po mbështesin rrëzimin e sistemit të korrupsionit dhe po mbështesin Elitën e Re politike të PD-së për të bërë ndryshimin.Kjo kuptohet sepse edhe duket.

Foltorja por edhe zgjatimet e tyre në PD kanë si qëllim që PD-ja e Re e ringritur me Bashën kryetar të mos vijë në pushtet , dhe sidomosa kryefoltoristi dhe ata mbështetësit e rij më mirë dhe janë dakord që të qëndrojë në pushtet Edi Rama se sa të vijë kryeminister reformatori demokrat dhe proamerikani Lulzim Basha.Të gjitha alibitë e sajesat antiBasha të Folltores kanë për synim mbajtjen e gjendjes kaotike në PD, tërheqjen dhe mbajtjen pas vetes së tyre sa më shumë demokratë me qëllim që ata të mos e votojnë PD-në dhe as Bashën sic vepruan edhe në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023. Qëllimi i Foltores dhe i Bardhi-Tabakut me kompani është që të mbajnë një tabor votuesish demokratë për veten e tyre në mënyrë që të mundësojnë e sigurojnë edhe në zgjedhjet e ardhshmme mandatin personal të tyre për deputet dhe asgje më shume.

Tani demokratët, shoqëria dhe besoj se edhe ju intelektualët e mësuat të vërtetën; atë se foltorja ka qëllim mosfitoren e PD-së dhe Bashën jo kryeministër, pra mosndryshimin.

spot_img

Latest articles

Related articles