Italiani Sebastiano Rappo në një postim në rrjetet sociale ka shprehu gjithë zhgënjimin e tij sa i përket shërbimeve aspak cilësore por dhe shumë të shtrenjat që ka gjetur në vendin tonë.
Sipas tij çmimet e kripura nuk i justifikojnë aspak shërbimet që ofrojnë në Shqipëri, madje ai shton se shpesh e ka parë veten si bankomat, dhe pushimet e tij në vendin tnë në vend që ta qetësonin e kanë stresuar.
“Të dashur miqtë e mi shqiptarë ju keni një vend shumë të bukur, me plazhe të bukura, por më vjen keq tu them se çmimet nuk e justiikojnë shërbimin që ju ofroni, dhe kjo gjë (mendoj) nuk ka për të ndryshuar, prandaj kjo ëhstë hera ime e parë dhe e fundit që vizitoj vendin tuaj të bukur. Shumë herë e kam parë veten si një bankomat që vetëm shpenzoj, dhe nëse gjatë pushimeve shpesh më duhet të ruhem nga shpenzimet e fryra, këto nuk janë më pushime por kthehen në stres. E përsëris, më vjen shumë keq pasi keni një potencial të madh, por abuzoni me çmimet për turistët”, shkruan Rappo në rrjete sociale