Shqiptarët “kokat” e trafikut të drogës në Itali, menaxhojnë edhe rrugët ballkanike

spot_img
Advertisements

Analiza hetimore e antidrogës përgjatë 2022, konfirmon rolin në zhvillim të organizatave shqiptare, të cilat janë të pranishme në një pjesë të madhe të territorit italian dhe konsiderohen ndër organizimet kriminale të huaja më aktive dhe plotësisht të qëndrueshme në skenën kombëtare të trafikut të drogës.

Sipas Ministrisë së brendshme Italiane trafikantët shqiptarë të drogës po ngjiten me shpejtësi në renditjen e organizatave më agresive dhe më të fuqishme me aktivitet në narkotrafikun.

Hetimet italiane kanë dokumentuar se trafikantët shqiptarë kujdesen për çdo fazë të zinxhirit të furnizimit dhe shpërndarjes së drogës: që nga blerja e dërgesave deri në vendet e prodhimit, nga tërheqja e drogës në portet holandeze dhe belge, transporti e deri në destinacion me automjete modifikuar enkas, si dhe në fazën pasuese të shpërndarjes në territorin italian.Nga ana tjetër, në trafikun e heroinës, grupet e trafikantëve shqiptarë vazhdojnë të menaxhojnë me mjeshtëri absolute segmenti e rrugës ballkanike, që transferon heroinën afgane nga Turqia në tregjet italiane dhe evropiane.

Raporti i autoriteteve italiane thekson se Shqipëria mbetet një vend i prodhimit të kanabisit të shitur në Evropë, në veçanti të marijuanës.

E ndërsa në vitin 2021 në Shqipëri janë identifikuar nga Finanza Italiane 1891 plantacione me kanabis e janë shkatërruar 166 212 rrënjë.

Latest articles

Related articles