Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë nga “Sori-Al”, ministri i Bujqësisë i del në mbrojtje gruas së Jakës: Herën e parë nuk kishin faj

spot_img
Advertisements

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se institucionet përgjegjëse kanë marrë të gjitha masat për izolimin dhe bllokimin e ambienteve në Akademinë e Sigurisë, pas helmimit të 64 kursantëve që dyshohet se u shkaktua nga ushqimi i konsumuar në institucion.

Në një deklaratë për mediat, Salla bëri të ditur se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese, me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.

“Kemi marrë të gjitha masat për të izoluar dhe bllokuar ambientet në Akademi, ndërsa Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të vendosur para drejtësisë përgjegjësit,” u shpreh ministri.

Salla kujtoi gjithashtu se në rastin e parë të raportuar në Akademinë e Sigurisë, analizat treguan se shkaku nuk lidhej me ushqimin, por me mungesën e higjienës.

“Në helmimin e parë nuk rezultoi helmim nga ushqimet, por problematika lidhej me higjienën. Do të presim rezultatet e analizave që pritet të dalin sot për të përcaktuar shkakun e këtij rasti dhe për të identifikuar problematikën që duhet parandaluar përmes Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU),” tha ai

Kompania Sori Al, administrohet nga Alma Tafani, partnere e biznesmenit Nikolin Jaka.

spot_img

Latest articles

Related articles