Doli nga shtypi libri studimor “Autorë dhe dukuri letrare I” i shkrimtarit dhe njohësit të letërsisë Virion Graçi, njëherësh profesor në Akademinë e Studimeve Albanologjike, përkatësisht në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë që funksionon në kuadër të këtij institucioni kërkimor dhe akademik.
Institucioni në fjalë është edhe botues i këtij libri, ndërsa recensentët e tij profesionalë janë Prof.dr. Stefan Çapaliku dhe prof.as. dr. Arben Prendi.
Poet, romancier e studiues, lindur në Gjirokastër Virion Graçi prej 30 vitesh me një veprimtari intensive letrare, është nga shkrimtarët që lëndën letrare e merr nga historitë e përditshme të Shqipërisë së pas ’90-ës. Boton në moshën 23 vjeç romanin e parë “Të çmendur në parajsë”, përkthyer nga Gallimard në Francë, duke pasuar me dhjetë romane, mes të cilave “Stina e hijeve” shpallet romani më i mirë i vitit 2014.
Ka botuar: “San Valentino” (poezi, 1993) dhe romanet: “Të çmendur në parajsë” (1995), “Shpata e ndryshkur” (1999), “Bijtë e zotit majmun” (1999), “Babai në shi” (2000); “Zonja pa emër” (2005); “Litari dhe lamutmira” (2011); “Stina e Hijeve” 2014, “Djali memec” (2016), “Pëllumbat i vrasin natën” (2018), ‘Dead End’ (2019) “800 hapa larg Venerës” 2020. “Te çmendur ne parajse”, 2021, ribotim shqip.
Pasqyra e lëndës së librit të fundit të autorit:
1. Mitoset ironike të Northrop Frye në komeditë e A. Z. Ҫajupit.
2. Përshfaqja e Skënderbeut te Etëhem Haxhiademi dhe autorë të tjerë shqiptarë.
3. Dy romane në shikime krahasuese: Petro Marko, Hasta la vista (1958) dhe Ernest Heminguej, Për kë bie kambana? (1940)
4. Herezi të I. Kadaresë në gjirin e realizmit socialist.
5. Letërsia popullore dhe kodet juridiko-zakonore të Labërisë.
6. Koha e kryer e romancierit Koҫo Kosta: “Nata e Sofie Kondilit” (2004) & “Absurd” (2009)
7. Kosova midis Rexhep Qosjes dhe Ismail Kadaresë në letërsinë dokumentare.
8. Polemistë të rinj bashkëkohorë: modele të tejkaluara polemikash.
9. Personazhet jo tipike të autorit Dritëro Agolli.
10. Mit’hat Frashëri: nga ligjërimi litotik atdhetar te shpuza e ligjërimit artistik.Pasqyra e lëndës:
11. Shekulli i ri i romanit shqiptar pa izma-t e tranzicionit social-kulturor.
12. Amnezia post-totalitare dhe letërsia.
13. Viti 1914 − ’15 në interpretime historiografike deri te romani i Uran Butkës: “Miti i Haxhi Qamilit”.
14. Koha e poezisë dhe e totalitarizmit: Trifon Xhagjika.
15. Kënga e engjëllit ose Skënderbeu e Naimi nëpër kohë.
16. “L’esprit des lumières” në Shqipëri nëpërmjet rrëfimeve autobiografike bashkëkohore.
17. Drama e skenës dhe skena e fjalëve − Stefan Ҫapaliku.
18. Shekulli plëngprishës i letërsisë shqipe: shteti i përjashtimeve të mëdha − Rasti Arshi Pipa.
19. Mitet familjare si liri humane dhe vizion krijues-romanor: Luan Starova, Margerit Duras, Albert Kamy, Zhan Pol-Sartre.
20. Transpozime autobiografike në romanet e I. Kadaresë, F. Lubonjës, B. Shehut.