Kina dhe Kuba kanë arritur një marrëveshje sekrete që Pekini të krijojë një bazë përgjimi elektronik në ishull, në atë që është një sfidë e re për Shtetet e Bashkuara.
Wall Street Journal e bën të ditur lajmin, duke iu referuar disa zyrtarëve amerikanë.
Një bazë në Kubë, rreth 160 kilometra nga Florida, do të lejojë shërbimet e inteligjencës kineze të mbledhin komunikime elektronike në juglindje të Shteteve të Bashkuara, ku ndodhen shumë baza ushtarake amerikane.