Dy persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi tentuan të trafikonin lëndë narkotike.
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Fran Perlika 55 vjeç dhe Neritan Tosuni 25 vjeç, të cilët tentuan që të trafikonin 11 kg lëndë narkotike, kanabis drejt Malit të Zi.
Sipas Policisë, në vendin e quajtur ‘Mbikalimi i Rrëshenit’ policia arrestoi në flagrancë 55 vjeçarin teksa i shiste kanabisit të riut i cili më pas do e kalonte drejt Malit të Zi.