Policia ndalon në Rinas pedagogun Ermal Hasimja: Pse ke qenë në Protestë

spot_img
Advertisements

Pedagogu Ermal Hasimja përmes një komunikimi publik ka denoncuar një sjellje të pazakontë të oficerëve policorë të Rinasit:

Sot në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave më veçuan dhe më shoqëruan në zyrën e “shefit”. “Shefi”, shumë i sjellshëm dhe disi në siklet më tha se ka lidhje me protestën, por do të ketë qenë ndonjë ngatërresë me ndonjë protestues me të dhëna të ngjashme. Nuk më bindi.
Dy opsione të mundshme për mendimin tim:

  1. Dikush identifikon protestues dhe u bën një formë presioni me kërcënimin e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Në rastin tim historia nisi me policen që kontrollonte pasaportat e cila nuk më njohu, por pa diçka në sistem, por u mbyll me kujdes nga “shefi” që me sa duket sheh pak më shumë TV.
  2. Policia kontrollon nëse dikush me detyrim paraqitjeje largohet (pak a shumë shpjegimi i “shefit”).
spot_img

Latest articles

Related articles