Gazetari LITA: Roli i Xhelal Mziut në humbjen e Kamzës

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se deklaratat e opozitës për blerje votash tani që zgjedhjet kanë mbaruar janë vetëm një alibi për humbjen.

Lita u shpreh se humbja me një diferencë të madhe prej 10 mijë votash në Kamzë, që është një bastion i djathtë lidhet me kandidatin jo të përshtatshëm nga “Bashkë fitojmë”, por edhe mos përfshirja e Xhelal Mziut në fushatë.

“Sa i përket Kamzës, më vjen keq për Balliun që iu fut një beteje kaq të vështirë. Kandidati nuk i përmbushte të gjitha kritere në Kamzë. Rakip Suli është dribran, komuniteti më i madh në Kamzë është dibran, kandidati tjetër nuk u përqafua nga komuniteti. U tjetërsua edhe ndikimi Xhelal Mziut që nuk u përfshi në zgjedhje dhe diferenca e madhe prej 10 mijë votash është shumë në një bastion të PD”, tha Lita.

Latest articles

Related articles