Luizi në “Podcast” me Ramën: Nuk jam Non Grata

Luiz Ejlli përsëriti edhe një herë mirënjohjen e tij ndaj Benet Becit që e ndihmoi në periudhën më të vështirë të jetës së tij, dhe theksoi se Shkodra për herë të parë ka zgjedhur me tru dhe jo me zemër. Gjatë bisedës Luizi kur u pyet për vizën amerikane, u përgjigj duke qeshur se “nuk është non grata” dhe kunji edhe pse jo drejtpërdrejt shkon për “idhullin” e tij, Sali Berisha.

Pjesë nga biseda

Kryeministri Edi Rama: Ti familjen e ke në Amerikë?

Luiz Ejlli: Po, kam nënën dhe motrën, është e martuar, ka tre fëmijë.

Kryeministri Edi Rama: Po ti shkon atje?

Luiz Ejlli: Kam shkuar, por nuk është se më ka pëlqyer mënyra e jetesës sesi është.

Kryeministri Edi Rama: E merr vizën domethënë?

Luiz Ejlli: Po e marr. E kam marrë njëherë, tani do ma japin prapë besoj se do kem koncerte. Se nuk jam ‘’non grata’’.

Kryeministri Edi Rama: Larg qoftë

Latest articles

Related articles