Kreu i i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi nuk e konsideron “dramë të madhe” humbjen e opozitës në zgjedhjet vendore të 14 Majit. I ftuar në emisionin “Opinion”, Dashamir Shehi tha se opozita nuk ka bërë politikë para dhe gjatë fushatës, si dhe po paguan gabimet e daljes nga Parlamenti dhe braktisjes së zgjedhjeve të kaluara.
“Kjo që ndodh sot me opozitën është konseguencë e asaj që u bë. Do i paguanim një çmim kësaj dhe pastaj do i paguajmë dhe një çmim tjetër mungesës së opozitës. Opozita nuk është marrë me politikë. Politika është një gjë më serioze. A dëgjove ndonjëherë të diskutonim si është ndarë Shqipëria nga ana administrative 8 vjet përpara? Këtë duhet t’i shpjegonim qyetarëve në radhë të parë, s’jemi marrë fare me këtë. Në 45 ditë dhe para 45 ditëve duhet të merremi me këto që janë temat e rëndësishme. Po u more me ato, ti zbret te terreni i atij (Ramës), zbret te dajre, në dajre është më i fortë ai (Rama). Kjo që ka ndodhur nuk e quaj dramë të madhe, humbet, fiton. Unë them që duhet t’i rikthehemi politikës. Ta shohim nga vjen defekti i këtij sistemi. Në qoftë se do vazhdojmë të merremi me logon, me firmë, me vulën ne s’jemi duke u marrë me politikë,”– tha Shehi.