Për arsye që tashmë dihen botërisht, foltorizmi folklorik vazhdon të mjelë gurrën e tij të pashtershme, në kërkim të variantit që I shkon për shtat, duke u përpjekur ta shesë atë si të vërtetë.
Videoja në të cilën shfaqet Basha dhe Balla duke kaluar në një hapsirë të përbashkët të një prej pallateve të Tiranës, po përpiqet ti japë një dozë oksigjeni kufomës politike të foltores folklorike, që tashmë është këthyer në një shfaqje groteske.
Nuk dua ti hyj debatit të kotë nëse kjo video është apo jo e vërtetë a e manipuluar. Aty shihen dy personazhe te politikes shqiptare ku gjithsecili hyn e del në punë të tij. Maksimumi I asaj që kjo video mund të bëjë, është të lërë fushë të hapur për spekullime hipotetike të tipit; u takuan su takuan, folën a nuk folën, përse duhej të takoheshin e përse mund të bisedonin! Duhet të flasin a s’duhet të flasin.
Pra hipoteza të pastërta kafenesh të lagjeve, përpiqen të veshin me cdo kusht petkun e së vërtetës që nuk I përshtatet kurrë dëshirave të kujtdo qoftë.
Poooor, ndërkohë, bejtexhinjtë e fermës së kafshëve, që tashmë po mendojnë edhe për mumifikimin e liderit të tyre, harrojnë të na rikujtojnë një sërë FAKTESH që nuk lënë vënd për hipoteza!
Këta që skandalizohen e cirren te eksituar nga hipotezat që vetë kanë ndërtuar, heshtin si gure varresh përballë FAKTIT që lideri tyre ne vitin 2008, në bashkpunim të hapur e të drejt perdrejtë me atë qe sot ka pushtetin prej 10 vitesh, masakruan kushtetutën.
Masakër kushtetuese që e këtheu parlamentin në një qerthull të pështirë ku vërtiten të përzgjedhurit e kryetarëve, që në rastin më të mirë janë idiotë funksionalë kërpëratash, e në rastin më të keq janë kriminelë ordinerë gjysëm analfabet me doktoratura në xhep.
Thjeësht ky fakt, do të mjaftonte që kushdo që ka sadopak njohuri mbi demokracinë që përkufizohet si pushteti I popullit, të indinjohesh e të protestonte pa rreshtur, për të mos pranuar poshtërimin e 2008 që na imponon zgjedhjen e dikujt si vullnetin tonë.
Nuk kam më të voglin dyshim se bejtexhinjtë foltoristo folklorist do të vazhdojnë heroikisht në rrugën e tyre të mocalit, ku dhe një ditë do të zhduken, si pasojë e kushtëzimit të tyre gjenetik, që nuk ofron rrugëdalje për ata që në delirin e pushtetit që nuk u takon, mendojnë se janë vetë Zoti.
Nuk mund ta mbyll ndryshe këtë rreflektim, vec duke marrë hua vargjet e poetit të madh të rilindjes Evropiane Dante Alighieri;
«Fama di loro il mondo esser non lassa;
misericordia e giustizia li sdegna:
non ragioniam di lor, ma guarda e passa.»
“Kujtim të tyre bota nuk ruan;
Mëshira dhe drejtësia I përcmojnë;
Le të mos flasim më për ta, por thjesht shihi e shkojmë.”
Gjergj Hani