Çasditen e së shtunës në Golem është gjetur e braktisur nga një qytetar një foshnjë 2 muajshe.
Foshnja ishte lënë në plazhin e Golemit. Qytetari i cili e ka gjetur e ka dërguar menjëherë në maternitetin e Durrësit.
Policia e Kavajës po punon për kapjen e 22-vjeçares me inicialet D. S. banuese në Durrës.
Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.