Mbetet në fuqi vendimi i SPAK për sekuestron e vilës në Hamallaj të Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj si dhe të një vile në Palasë, që figuron në emër të Elda Dinajt.
Vendimi u dha nga Apeli i Posaçëm i GJKKO.
SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit. Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.
Ahmetaj kërkoi konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.