Edi Rama flet pas mbledhjes së Kryesisë: Besoj se do kemi rezultat dhe do na shpërblehet puna

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste.

Rama u shpreh i bindur se do të kenë rezultat në zgjedhjet e 14 majit, gjë që sipas tij shpërblen punën që kanë bërë gjatë kësaj kohe.

“Unë besoj që do kemi një rezultat shumë kuptimplotë për të gjithë dhe mbi të gjitha një rezultat që aq sa do të na shpërblejë për punën që kemi bërë, aq do të na motivojë për atë që duhet të bëjmë. Kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që ka çdo bashki dhe janë problemet që kemi për të adresuar dhe zgjidhur si vend. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë elementë sepse po dalim në një kthesë të madhe e të fortë në planin ekonomik”, tha Rama

Latest articles

Related articles