Gabriel Escobar gjatë intervistës që po zhvillon në Top Story ka shuar njëherë e mirë shpresa për rishikimin e nongratave. Zyrtari i lartë Amerikan ka thënë se kjo nuk ndodh dhe nëse personi fiton zgjedhjet.
Ditën e djeshme pati dhe një takim me kryetarin e PD Enkelejd Alibeajn, ndërkohë sot Alibeaj tha se kishte marrë mbështetjen e tij.
Kështu janë shuar njëherë e mirë dhe shpresat e Berishës për rishikimin e nongratës.
“Njerëz që bëjnë pjesë tek antiamerikanizmi, nuk mund të kenë kurrë mbështetjen e Amerikës”, ishte një nga mesazhet e tjera të forta të Escobar.
”Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë”, tha Escobar pasi u pyet për qëndrimin e SHBA për Berishën në të ardhmen.