Tirana mbledh ambasadorët amerikanë në Ballkan. SHBA: Luftoni dizinformimin rus dhe atë kinez në rajon

Tirana do të mbledhë të gjithë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në rajon, për një takim me të dërguarin e posaçëm dhe koordinatorin e Qendrës për Angazhim Global, Xhejms Rubin.

Njoftimin e ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit, duke specifikuar se takimi do të mbahet gjatë turit 4 ditor në tre shtete të rajonit.

Departamenti Amerikan i Shtetit veçon në axhendën për Tiranën, takimin e përqendruar me ambasadorët amerikanë në Ballkan.

Turi ka nisur të hënën në Mali të Zi ka pasur në qendër të vëmendjes luftën kundër dizinformacioneve ka bërë objekt publik atë që zyrtari i lartë amerikan u tha gazetarëve në Podgoricë se beson që lufta kundër dizinformimit do jetë prioritet i qeverisë së re malazeze.

“Nëse dizinformacioni rus do të dominojë hapësirën këtu do jetë e vështirë që të ketë përparim. Ajo që kam dëgjuar nga liderët dhe ajo që më ka inkurajuar është se ata do të jenë të fokusuar tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ”, ka thënë Rubin.

Sipas tij, ka një sërë mediash në Mal të Zi që përhapin dizinformacione nga Rusia dhe Kina dhe se qeveria duhet të merret urgjentisht me këtë problem. Kjo temë pritet të jetë në diskutim edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut me zyrtarët qeveritarë ndërsa do të jetë Tirana ajo që do të mbledhë gjithë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të akredituar në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Latest articles

Related articles