Më në fund, aleanca anti-perëndim Berisha-Metaj kanë shpallur vendin ku do të mbledhin njerëzit e tyre në miting. Air Albania, vendi i atakuar nga Berisha sepse u ndërtua nga oligarkët e Ramës është shtëpia perfekte për çiftin e koalicionit anti-amerikan të Bashkë për Fitoren.
Megjithëse, ndjekësit e Berishës do të ndjehen të trishtuar pasi lideri i tyre që për vite e kanë konsideruar si “babain e protestave dhe shesheve madhështore” do të përfundojë edhe një herë në kutinë e shkrepses ku dy vite më parë Gramoz Ruçi recitoi dorëheqjen nga politika.
Gjithsesi, frika e Doktor Berishës dhe aleatit të tij Meta është e kuptueshme përderisa në protestën e fundit të 3 marsit u mblodhën gjithnjë e më pak shqiptarë të gatshëm të shkojnë nizam për të kundër SHBA. Kjo frikë, duket se ka kompleksuar Berishën dhe Metën që kanë vendosur t’i rikthehen vendit të krimit ku manipuluan pa turp firmat dhe emrat për një Këshill Kombëtar të PD-së.
Duke menduar se kështu do të manipulojnë sërishmi shqiptarët dhe demokratët duke u thënë se në të vërtetë ata janë shpresa, do t’u paraqisin atyre maskat e shëmtuara të njerëzve që sot kanë marrë flamurin e kandidimit. Imagjinoni pak 61 kandidatë për kryetar bahskie që kanë në listën e tyre të premtimeve edhe besnikërinë ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës; a mund të jenë ato kandidatët për shqiptarët? A mund të jenë ato zgjidhja për qytetet e rrënuara të Shqipërisë?
Mirëpo, halli i dyshes anti-amerikane është më i madh se sa propaganda që shesin. Ndërsa koha kalon, përditë e më shumë edhe surrogatët mediatikë të Berishës dhe Metës kanë filluar të kuptojnë vdekjen në të cilën kanë çuar shoqërinë shqiptare duke mbështetur dy persona të padëshiruar në elektorat.
Zgjidhja, nuk është dhe as ka për të qenë më Sali Berisha. Sa herë që dëgjon në media se Berisha premton rikthimin si Steve Jobs aq më shumë zhgënjehesh nga 10 vite opozitarizëm duke pasur gjarprin në kanistër që thjesht priste çastin të nxirrte kokën për të helmuar këdo. Prandaj ndoshta dhe me shumë gjasë PD nuk mundi të kapitalizojë as suksesin e duhur në 25 prillin 2021. Prandaj, sot duhet bojkotuar dyshja Berisha-Metaj.