Karabinierët italianë arrestojnë shqiptarin e shumëkërkuar (Emri)

Policia italiane ka arrestuar shqiptarin, Robin Tafa, i akuzuar për trafik droge.

26-vjeçari ishte në kërkim, për shkak se ishte në pritjen të një mase sigurie si pjesë e një organizate shqiptare në fushën e narkotikëve.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit “Shqiponja e Bardhë”, të drejtuar nga policia financiare e Pollein.

Tafa akuzohet edhe se ka ndihmuar dhe nxitur emigracionin e paligjshëm.

Hetimet zbuluan se në nëntor të vitit të kaluar ai dyshohet se kishte tentuar të fuste një bashkëfshatar në Francë, duke e kaluar përmes tunelit të Mont Blanc, për të cilën pagoi 2000 euro.

Sipas hetuesve, trafikantët e drogës e porosisnin atë nga bashkatdhetarët me banim në Holandë, e sillnin në Itali me korrier dhe më pas e shisnin nëpërmjet të afërmve apo bashkatdhetarëve, por edhe shtytësve italianë.

Latest articles

Related articles