Kush është pronari i furgonit të sekuestruar? Zbardhen detajet e reja nga operacioni në Fier, dyshohej se…(Emri)

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i finalizuar mbrëmjen e sotme nga Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier, në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës.

Burime bëjnë me dije për Panorama TV se furgoni i sekuestruar nga policia gjatë operacionit është me targa FR2436D, ndërkohë që mjeti është në pronësi të Limi Binajt.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një mjet lundrues, tip skaf.

Dyshohet se dy mjetet do të përdoreshin për trafik të lëndëve narkotike. Policia po vijon hetimet për të zbuluar më shumë detaje.

Latest articles

Related articles