Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pranuar ikjen masive të qytetarëve shqiptarë. I ftuar në “Noë”, Veliaj tha se punëtorët e ndërtimit në Shqipëri janë zëvendësuar nga indianët. Kryebashkiaku mori si shembull punimet tek Piramida dhe tha se atje po punojnë indianë sepse nuk ka më punëtorë shqiptarë. Sipas tij, njerëzit që merren me ndërtim janë ezauruar.
“Sot tek ‘Piramida’ punojnë indianë për të mbaruar në kohë, sepse nuk ka më njerëz, sepse është ezauruar i gjithë grupi i njerëzve që merret me ndërtim,”- tha Veliaj.
kompania që po bën punimet tek Piramida tregoi se ka në staf 35 indianë, në mungesë të shqiptarëve. Përfaqësues të shoqatës shprehen se nuk kanë zgjidhje tjetër, pasi po hasin shumë vështirësi në gjetjen e punëtorëve. Mungesa ka edhe për hidraulikë, për elektricistë, për shtrues pllakash.
“Boshllëku është i dukshëm, nevoja e ekonomisë së tregut ka gjetur një zgjidhje dhe zgjidhja është marrja e punëtorëve të huaj. Këto mungesa po plotësohen me shumë vështirësi. Ka mungesa të shumta sidomos për hidraulikë, për elektricistë, për shtrimin e pllakave,”- tha Ilir Hebovija.