PD, Bejko: Veliaj e bëri Tiranën sipas shijeve të Edi Ramës. Këlliçi kandidoi pas telefonatës së Metës

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, tha se fokusi i fushatës së grupimit politik që ai përfaqëson do të jetë e djathta, që është shumicë. Bejko tha se votat e Veliajt dhe Këlliçit do të shkojnë majtas.

Unë nuk kam dalë për të bërë qokë. Kam dalë për të kandiduar dhe jam serioz. Pritshmëritë tona janë që ti drejtohemi elektoratit të djathtë që është shumicë. Nëse ne e bindim këtë elektorat, do të shohim se ai do të shkëputet nga e kaluara. Veliaj dhe Këlliçi janë çirakët e shefave të tyre. Veliaj e bëri Tiranën sipas shijeve të Edi Ramës. Këlliçi e mori këtë detyrë pas telefonatës së Ilir Metës. Meta kur doli nga takimi me Berishën, tha që do keni një kandidat që do jetë surprizë e madhe. Mbështetje më të madhe kishte Ilir Alimehmeti. Demokratët i ftojnë tani dhe u thonë hajdeni këtu dhe votoni listën e Ilir Metës. Demokratët do të nxjerrin një këshill bashkiak që do të jetë produkt i Edi Ramës. Ilir Meta ka treguar që lëviz sa andej-këtej.

Latest articles

Related articles