Iku edhe Gjykanoviç, vetëm Berisha shkëmb graniti e fanar ndriçues

Debatet për zgjedhjen e Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, kanë nxitur mendime të ndryshme. Në politikën e Ballkanit, figura të tilla nuk mund të kalojnë pa u diskutuar, dhe jo gjithmonë ato janë të pranueshme për të gjithë.

Në vendet e vogla të këtij rajoni, teoritë e konspiracionit janë të zakonshme, ku disa njerëz besojnë se disa figura kanë mbështetje ose influencë nga jashtë dhe janë të përdorura për të ndjekur qëllime apo interesa të caktuara ndërkombëtare. Ka gjithonë elementë si Soros, UDB, Rusia që futen si mish dhie.

Megjithatë, në debatin televiziv të të premtes me rastin e mbylljes së fushatës elektorale, Millatoviç nuk u kursye për ta kritikuar ish-presidentin Gjykanoviç, duke e quajtur atë autokrat dhe “diktatorin e fundit të Europës”. Në fakt, siç ndodh shpesh në Ballkan, edhe Gjykanoviç dhe Berisha i jonë në Shqipërëri nisin karrierën e tyre politike si sekretarë të Partisë Komuniste në nivelet më të ulëta dhe hyjnë në politikën e madhe në fillim të viteve 1990.

Shqipëria ka nevojë për një gjeneratë të re të përkushtuar për të luftuar autokratët dhe diktatorët që janë të etur përjetësisht për pushtet. Kjo gjeneratë duhet të ofrojë eksperiencat e tyre të jashtme dhe të sjellë një frymë të re në politikën e vendit. Kjo do të sjellë risi dhe do të largojë ujërat e ndotura të vendit.

Latest articles

Related articles