160 shoferë të arrestuar, 1572 patenta të pezulluara vetëm në një muaj

Shpejtësia dhe përdorimi i makinës nën efektin e alkoolit janë problemet më të hasura nga Policia Rrugore gjatë muajit mars.

Të dhënat zyrtare tregojnë se 160 drejtues mjetesh ranë në pranga gjatë muajit që lamë pas, ku 107 prej tyre u kapën duke drejtuar makinën nën efektin e alkoolit.

53 të tjerë nuk kishin leje për drejtim.

1572 leje drejtimi u pezulluan nga Policia Rrugore, ku 1109 pasi shoferët u gjetën në tejkalim të normave të shpejtësisë, 209 patenta për shkak të drejtimit në gjendje të dehur të makinës.

254 patenta të tjera u pezulluan për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjatë muajit Mars u regjistruan në të gjithë rrugët e vendit 118 aksidente, ku mbetën të vdekur 19 persona dhe u plagosën 129 të tjerë.

Arrestimet

Në pranga 160 drejtues mjetesh

107 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit

53 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi

Lejet e drejtimit

Janë pezulluar 1572 leje drejtimi

1109 për tejkalim të normave të shpejtësisë

209 për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike

254 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

Ngjarjet ne rruge gjate marsit

118 aksidente

129 persona të plagosur

19 persona të vdekur

Latest articles

Related articles