PD, Bejko: Berisha të ikë në shtëpi, i izoluar si Enver Hoxha. I shpallur Non Grata për korrupsion nga SHBA

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi pak ditë më parë që Roland Bejko, njëri prej anëtarëve brenda radhëve të saj, të jetë emri si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë. Bejko përveç anëtar Kryesie mban në PD edhe postin e Sekretarit për Çështjet Vendore në këtë forcë politik.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Bejko u përfshi në një debat me gazetarët për përballjen politike të tij me Berishën dhe mazhorancën.

“Ka zgjedhur të ketë përballë Berishën të parin, Metën të dytin dhe Ramën të tretin…”, u pyet Bejko

“Unë nuk e bëra këtë lloj renditje. Ne folëm për Partinë Demokratike, prandaj doli dhe emri i Berishës. Dhe Rama s’është kryetar i PD-së, s’është kryetar as i Foltores. Vëri si të duash si renditje. Për mua janë njësoj.

Pse janë njësoj? E kanë ezuruar kohën e tyre politike. Berisha akuzohet për korrupsion të qenësishëm dhe jo pak por nga SHBA-të, i shpallur Non Grata dhe i izoluar, siç ishte i izoluar Enver Hoxha, paralelisht si fenomen. Unë natyrisht, dua që Sali Berisha të humbasë dhe të ikë në shtëpi me vullnetin e tij”, tha ai.

Ndërkohë, gjatë bisedës, Bejko ndau dhe shqetësimin se si ka ndryshuar marrëdhënia me disa prej kolegëve brenda PD-së. Sipas tij, një pjesë e tyre kanë marrë nga bindjet e Berishës.

“Unë ka raste që i takoj miqtë e mi dhe nuk i njoh më, janë apo s’janë të tillë, se ka shumë armiqësi, mëri brenda vetes. Dhe këtë se kuptoj dot. Duhet ta kuptojmë që secili nga ne ka nevojë për hapësirën e vet politike. Dhe unë kam të drejtat e mia që të kem një mendim ndryshe.

Latest articles

Related articles