Princ Leka vizitë në Sojfe, pritet nga Mbreti Simeon i Bullgarisë

spot_img
Advertisements

Një vizitë dyditore shumë e veçantë në Sofje, ku pata nderin të jem i ftuar në Pallatin Vrana nga Mbreti Simeon II, Mbretëresha Margarita dhe Princi Boris.

Kjo vizitë ishte një mundësi e bukur për të nderuar miqësinë e gjatë mes familjeve tona, që nga marrëdhënia mes Mbretit Zog dhe Familjes Mbretërore Bullgare, deri te vitet e përbashkëta të mërgimit në Egjipt, ku babai im, Mbreti Leka I, dhe Mbreti Simeon II ndoqën të njëjtën shkollë, Victoria College në Aleksandri.

Kaluam shumë orë në biseda mbi historinë, rajonin tonë dhe zhvillimet e sotme. Ishte një privilegj të dëgjoja kujtimet dhe këndvështrimet e Mbretit Simeon II, nga vitet si Mbret në mërgim deri në periudhën e tij si Kryeministër i Bullgarisë.

Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë dhe për një miqësi që vazhdon të përcillet nga një brez në tjetrin.

spot_img

Latest articles

Related articles