Açka: Në Tiranë jam me Ronald Bejkon, do të mbështes vetëm kandidatët që kanë logon e PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj force politike ku në fokus të takimit kanë qenë zgjedhjet e 14 Majit.

E pyetur lidhur se kë kandidat do të përkrahin atë të Alibeajt, apo Belind Këlliçin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Açka theksoi edhe njëherë se do të jetë në mbështetje të Roland Bejkos.

A do bëni fushatë për Roland Bejkon?

“Po patjetër unë e kame thënë publikisht atë, PD do të jetë në fushatë”, tha Açka, teksa më tej u shpreh se do të mbështesë vetëm kandidatët të cilët garojnë nën logon e Partisë Demokratike.

A do bëni fushatë për Roland Bejkon?

Flutura Açka: Po patjetër unë e kam thënë publikisht atë, PD do të jetë në fushatë.

Si e komentoni faktin që PD po përfaqësohet vetëm me 10 kandidatë?

Flutura Açka: Ju e dini shumë mirë pse, që të mos i përçajmë demokratët deri në fund, ne nuk do të hedhim kripë mbi plagë

A do ta mbështesni Luçiano Bocin në Elbasan?Flutura Açka: Unë mbështes vetëm kandidatët e PD, njoh vetëm një logo.

Latest articles

Related articles