Mblidhet grupi parlamentar i PD: Do mbështeten vetëm kandidatët tanë

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu dha një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së demokratëve në selinë e re të zgjedhur nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Ai u shpreh se ato do të mbështesin vetëm kandidatët që janë në logon e PD-së. Po ashtu, Agalliu theksoi se çdo demokrat është i lirë që të ketë mendimin e tij në parti.

‘Do mbështes kandidatët që janë nën logon e PD-së. Në pjesën më të logjikshme të kësaj situate do duhet të japim një lloj shembulli për të mos e ndarë me tej elektoratin e djathtë. Çdo përpjekje do të përqendrohet kundër kësaj qeveria. Kandidati i Vlorës është i lirë të mbajë qëndrimet e tij dhe shpresoj të votojnë atë parti nga e cila kanë dalë.’- tha Arbi Agalliu.

Ditën e sotme, deputeti Enkelejd Alibeaj mblodhi në një takim deputetët e grupitparlamentartë PD. Kjo mbledhje, u zhvillua pas largimeve të shumta të demokratëve nga listat e tij. Kujtojmë se gjashtë kandidatë që kishte propozuar deputeti për kryetarë bashkie u tërhoqën nga gara e zgjedhjeve të 14 majit.

Latest articles

Related articles