Pas presidentit Begajt, Kurti në takim me Nikollën, në vijim më Ramën

Ka mbaruar takimi mes presidentit Bajram Begaj dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Fill pas takimit me Begajn, Kurti ka nisur takimin me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Në fokus të bisedimeve pritet të jetë marrëveshja me Serbinë.

Në vijim, Kurti do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama.

Kjo vizitë e kryeministrit të Kosovës vjen disa ditë pas marrëveshjes arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shumë shtete të BE-së e kanë mirpritur marrëveshjen e arritur në Ohër, dhe kanë kërkuar që fokusi tani të drejtohet kah implementimi.

Latest articles

Related articles