E FUNDIT/Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD: Kandidatë sipas propozimeve të degëve

Mbyllet në 1.30 të natës mbledhja e kryesisë së PD të nisur në orën 18.00. Pas shumë debatesh dhe diskutimesh për kandidaturat, kryesia në mënyrë unanime ka vendosur se do të ketë kandidatë sipas propozimeve të degëve të Partisë Demokratike. Deri më tani janë 25 kandidatura të propozuara nga 25 degë dhe priten të tjera nesër deri në orën 18.00 kur kryesia do ti votojë një për një të gjitha emrat e tyre.
Dy kandidaturat për Tiranën kanë kërkuar mbështetjen e gjithë kryesisë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka deklaruar se do të mbështesë çdo vendim të kryesisë së PD dhe do të mbështesë çdo kandidaturë të Partisë Demokratike.

Latest articles

Related articles