Olta dhe Kiara kanë kaluar disa orë së bashku mbrëmjen e djeshme brenda suitës së improvizuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Vajzat u janë përgjigjur dhe disa pyetjeve të përgatitura nga vëllai i madh, teksa një prej tyre ka qenë nëse kanë blerë ndonjëherë lodra seksi.
Kiara ka treguar se një të tillë ja kanë blerë shoqet për ditëlindje, por më pas ia kishte gjetur mami në shtëpi. Ajo tregoi momenti ne sikletshëm që kishte kaluar.
“Mua më kanë blerë një gjë, ma kanë bërë dhuratë shoqet për ditëlindje. Ka qenë një shaka, batutë e brendshme mes nesh, edhe më erdhën për ditëlindje me një gjë. Dhe pastaj mami, duke bërë punët e shtëpisë e gjeti. E kisha fshehur diku, por ajo e gjeti. Më ka kapur një turp, që ç’të të them. Dhe s’kisha as si e shpjegoja si kishte përfunduar aty, e kupton. Më tha mami ‘ta marr e ta hedh nga dritarja’. Ishte dhe momenti që nuk mund të thoje mos. Jo ishte shumë e sikleteshme, një nga momentet më të sikletshme që kam pasur në shtëpi.”- tregoi Kiara.