Berisha dhe Metaj me koalicionin e turpit, do marrin vota vetëm në zonat rurale

Nga Zef Ndreka

Kjo do të ndodhë për shkak të paditurisë, të mungesës së informimit, të manipulimit nga portalet, gazetat dhe mediat vizive të e blera, dhe thënë më troç nga injoranca.
Përsonalisht do të isha të shkonim me 61 demokratë unikë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Edhe përse nuk dëshiron Berisha a ndonjë tjetër!
Edhe pse e di mirë Berisha se është i humbur politikisht dhe me vota në këtë garë, ai është bishë në aksion për të realizuar deri në fund faktin e kryer.
Berisha edhe këtë radhë, i rimblodhi partitë e vogla, aleatët e tij të përjetshëm. Ndokës, Dules dhe Metajt , i shtohen në koalicion edhe Mehdiu me shumë parti të tjera që asnjëherë nuk kanë guxuar të dalin nga rrjeshti i Berishës.
Gjithë ky grupim, kanë vetëm një synim , njëlloj si në vitin e shkuar të “6 marsit”, të marrin qoftë edhe vetëm një votë më shumë nga PD-ja zyrtare.
Aty fillon dhe reziston politika më tej e faktit të kryer.
Por, nuk duhet të ndodhë kështu.
Së pari janë mbështetës të grupimit gri që nuk do e votojnë PD-në. Janë qytetaria, ajo e Tiranës dhe qyteteve të tjera të rëndësishme të vëndit.
Zonat e varfëra dhe rurale janë këneta e votave të Berishës.
Për fat të keq, kjo po ndodh edhe në zonat ku historikisht kanë qënë bastione demokratësh.
Financat e panumërta të Berishës dhe Metës, po ndikojnë edhe në këto zgjedhje që në fakt nuk duhet të ishin politike.
Ngjarjet që ndodhin dhe do të ndodhin me non grata-t dhe mbështetësit e tyre, me familjet e tyre, do të na bindin se po vonojmë Shqipërinë në rrugën euroatlantike. Dhe ky mbetet misioni i hershëm i përhershëm i tij.

Latest articles

Related articles