U njoftuan për të shtëna me armë, policia mbërrin në Ishull Lezhë, ja çfarë gjen

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbrëmjen e kësaj të premte në superstradën Lezhë-Milot, pranë Ishull Lezhës.

Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, policia është duke kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, pasi ishin sinjalizuar se personat në fjalë ishin konflikuar duke përdorur dhe armë, por nuk është arritur të provohet diçka e tillë.

Latest articles

Related articles