SPAK kalon në sitë 38 kontratat e “Shqipëria 1 euro”. Pronat e firmosura nga Berisha tek Rama

Parkimi vazhdon të jetë një shqetësim masiv në kryeqytet e jo vetëm. Duhet të jesh me fat të gjesh parkim me pagesë që të kushtojë 100 lekë ora pa TVSH tek zonat e administruar nga Bashkia, ndërsa pjesa tjetër nis nga 200 lekë tek parkimet private deri në 600-1200 lekë për 24 orë.

Ky çmim për 1 orë parkim që duhet të paguajnë qytetarët, krahasuar me sloganin “Shqipëria 1 euro” ka krijuar jo vetëm pabarazinë sociale por edhe dy shqipëri të ndara mes tyre si me thikë.

Ndarje e cila ska penguar aspak zyrtarët të firmosin me të njëjtin çmim të një parkim nëpërmjet sloganit “Shqipëria 1 euro” mijëra metra katror bregdet, ish ndërrmarrje shtetërore apo asete publike duke i kaluar tek privati.

Referuar të dhënave në OpenCorporates rezulton se aktualisht janë 38 kontrata të tilla aktive të cilat kanë kaluar tagrat e përdorimit të këtyre aseteve nga publiku tek private pa bërë asnjë shpjegim se sa qytetarët përfitojnë nga këto kontrata apo buxheti i shtetit arkëton dhe sa do të arkëtonte nëse do përdorte këto asete publike.

Mes kontratave në këtë listë është edhe ajo e sekuestruar pak ditë më parë nga SPAK që i përket portit ushtarak ose zonës së njohur si porti limion në Sarandë. Kontratë të cilën shteti shqiptar me 20 vite qira ja ka dhënë bashkimit të dy kompanive .

Burime për mediat bënë me dije se kjo kontratë që po kalon në sitën e SPAK nuk është e vetmja por për disa të tilla janë marrë të dhënat dhe po kalojnë në sitën e BKH/SPAK.

Listët nuk i mungojnë Ish politikan, biznesmen apo personazhe të njohur si “Oligark” që përtej çdo qeverie gjejnë hapsirat të marrin asetet publike.
“Shqipëria 1 Euro” është prezantuar për herë të parë nga ish qeveria Berisha në vitin 2006 dhe pas 17 vitesh vazhdon të përdoret edhe nga qeveria aktuale Rama 3.

Ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit për shumicën e këtyre kontratave ndër vite ka konstatuar shkelje dhe dëm ekonomik në miliona euro.

Latest articles

Related articles