“Është akullore”, gazetari ironizon Vangjush Dakon pas thirrjes në SPAK

Gazetari Lavdrim Lita ka kujtuar fjalët e Vangjush Dakos pas thirrjes në SPAK, ku i fundit pretendon se është i pafajshëm duke përdorur termin “jam akullore”.

“Kur Vangjush Dako ka hyrë në politikë në 2007-tën, por edhe më parë kur ka qenë drejtues i policisë ndërtimore në 2001-shin, apo drejtor i hipotekës së Durrësit në 2005-ën, ai ka pasur gjithmonë të bëjë me letra, me betonin, me pallatet, pra është një person që njeh në pëllëmbë të gjithë Durrësin,” – u shpreh gazetari.

Ndërkaq, në studion e “Now me Erla Mëhillit” ku ishte i ftuar dhe gazetari Fatjon Gjinaj i cili tha se Vangjush Dako që prej kohës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe duke vijuar me krijimin e SPAK, njësoj si shumë kryebashkiakë të tjerë socialist, disa prej emrat e të cilëve janë publikuar dhe në media, janë personazhe me rekorde të kallëzimeve ndaj tyre.

Latest articles

Related articles