Koli Bele, do të jetë relatori për ankimimin e Partisë Demokratike. Ditën e sotme në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u hodh shorti për të përcaktuar relatorin për ankimimin e bërë nga grupi i Enkelejd Alibeajt, pas vendimit të marrë ditën e djeshme nga KQZ për mos regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.
PD ankimoi në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi argumentoi vendimin e tij duke thënë se Lulzim Basha rezulton kryetar i Partisë Demokratike sipas regjistrit për partitë politike në gjykatë, ndaj dhe angazhimi solemn nuk mund të nënshkruhet nga Enkelejd Alibeaj.